Albana Shoshi: Fëmijët, frymëzimi origjinal i venë në pikturën time

17:30 | 31/07/201917:300

Fëmijët janë në qendër të pikturës së Albana Shoshi. Artistja në një intervistë për ABC News thotë se eksplorimi i botës fëminore është unik për të. Piktorja zhvilloi një takim në qendren COD në ciklin e edukimit “Arti për fëmijë”. Artistja bashkëbisedoi dhe pikturoi sëbashku me fëmijët e pranishëm në Kryeministri.

Piktorja Albana Shoshi është një përfaqësuese e fotorealizmit në Shqipëri. Fëmijët janë muzë frymëzimi i saj të cilët i ka vënë në qendër të pikturës.  Shkëndijën e parë e mori nga e bija 15 vite më parë, e tashmë është pjesa pikante e artit të saj për këto arsye.

Shoshi nuk preferon thjesht t’i pikturojë, por edhe të bashkëbisedojë më to. Një takim të veçantë ajo zhvilloi edhe në qendrën COD në kryeministri. Dikur ajo ishte modele e të atit, piktorit të njohur Zef Shoshit, ndërsa sot ajo eksploron psikologjinë dhe universin e fëmijëve  përmes pikturës.

Albana Shoshi është njëkohësisht edhe pedagoge në liceun artistik “Jordan Misja”. Pedagogjinë ajo e shikon si një marrëdhënie të ndërsjellë për frymëzim mes saj dhe nxënësve në krijimtarinë e secilit.

Për kritikën e artit Suzana Varvarica Kuka, Albana Shoshi është një përfaqësuese e fotorealizmit në zhvillimet e pikturës realiste në Shqipëri. Ajo nis me grumbullimin e informacionit përmes përdorimit të aparatit fotografik vijon me përzgjedhjen e sasisë së dimensioneve dhe përfundon me ekzekutimin koloristik përmes realizmit në pikture dhe imazhit realist. Albana Shoshi është prezente me ekspozita personale dhe kolektive. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono