Alban Hajdinaj riciklon pikturën historike të realizmit socialist

16:56 | 12/04/2019

Artisti bashkëkohor Alban Hajdinaj riciklon periudhën historike në pikturën e realizmit socialist me nota ironie.

Ekspozita “Reenacted realism” sjell si në skenë teatri me gjuhen e pikturës, përkujtimet e momenteve historike në fushë beteja. Artisti në një intervistë për ABC News  thotë se ironia nuk është me veprat, por me shpirtin e kohës.

Historia mbetet një prej ngacmimeve kryesore të artistit bashkëkohor Alban Hajdinaj.  Ai  përmes serisë së pikturave në akrilik, të përmasave të vogla  mbi letra të ngjyrosura ai riciklon  pikturën figurative dhe tablonë historike e cila ka një traditë të gjatë edhe në Shqipëri kryesisht në periudhën e realizmit socialist.

Artisti kërkon të nxjerr në pah politizimin  dhe filtrat prodhues, por ai nuk mohon edhe vlerat e artistëve, ai më shumë ironizon kohën

Vizatimet duken si skena teatrale apo filmime, shpesh inskenimi i shtigjeve të luftës, nga romakët deri tek lufta e dytë botërore, vjen me nota ironie, pasi kostumografia dhe rekuizita i përkasin të shkuarës, por personazhet i përkasin ditëve moderne./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono