Video/Alarmi për tritol, Forcat Xheniere nuk gjejnë gjë

10:57 | 01/08/201810:570

Një alarm për tritol brenda në një makinë rezultoi alarm fals. Mjeti ishte parkuar pranë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe vuri në lëvizje një numër të lartë policësh e specialistësh të antikrimit.

Shiritat e perimetrit të sigurisë u mbajtën për pesë orë. Në makinë dyshohej se kishte eksploziv dhe Policia e Vlorës kërkoi ndihmën e forcave xheniere të Tiranës.
Pronari i mjetit është Gazmir Merkaj një ish i dënuar për grabitje.

Pas më shumë se një orë kontrolli, Forcat Xheniere nuk gjetën eksploziv dhe dolën me konkluzionin se alarmi ishte fals. Mjeti ndodhej i parkuar në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës ne lagjen “Kushtrimi”.

Vetë Merkaj gjatë natës ishte ndaluar për armëmbajtje pa leje në Policinë e Fierit. Ai u tha policëve që po shkonte vetë tek ata pasi do denonconte se brenda në “BMW” mund ti kishin vendosur eksploziv.

Në dëshminë e parë ai ka thënë se kishte vërejtur levizje të dyshimta në shtëpi dhe pranë makinës së tij, ndaj dhe ishte i armatosur./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono