Alarmi i OKB: Kërcënimi nga ndryshimet klimaterike më i rrezikshëm

21:13 | 03/12/2018

Viti 2019 do të jetë një nga katër më të nxehtët ndonjëherë në histori. Deklarata është bërë nga Kombet e Bashkuara, të cilat kanë dhënë alarmin për ndryshimet klimaterike, të cilat po kërcënojnë njerëzimin.

Kërcënimi që I vjen njerëzimit nga ndryshimet klimaterike nuk ka qenë asnjëherë më I rëndë se kaq, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë shumë më shumë. Ka qenë kjo deklarata e sekretares ekzekutive të konventës së OKB-së për ndryshimet klimaterike, Patrisia Espinoza, e cila hapi punimet e konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën. Konferencë që vjen pas asaj në Paris në dhjetor të 2015-ës.

Impakti i ndryshimeve klimaterike nuk ka qenë asnjëherë kaq i rëndë, dhe kjo nënkupton se duhet punuar më shumë, u shpreh Espinoza e cila më pas shtoi se viti i ardhshëm parashikohet të jetë më i nxehti i katër të tillëve në histori. Kjo pasi përqendrimet e gazit serë në atmosferë kanë shënuar nivele record dhe emetimet vazhdojnë të rriten.

Janë rreth 200 vendet e mbledhura në Poloni për konferencën e 24 të OKB-së, për të përcaktuar një rregullore të përbashkët për implementimin e marrëveshjes së Parisit në 2015.

Dhjetëra mijëra persona marshuan në Bruksel me rastin e hapjes së konferencës për klimën në Poloni. Sipas orgamizatorëve ky ishte marshimi më i madh për ambientin I mbajtur në Belgjikë. 65 mijë persona dfiduan të ftohtin për t’i bërë apel liderëve botërorë që të marrin masat për të ndaluar ndryshimet klimaretike. Me këtë rast transporti në qytet ishte falas ndërsa hekurudhat ulën çmimet e biletave.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono