Alarmi i gripit/Në Elbasan e Lushnje situatë e rëndë  


12:40 | 13/02/2018

Virusi i gripit ka prekur një numër të lartë të popullatës kryesisht fëmijët e vegjël. Në Lushnë dhe në Elbasan mjekët tregojnë për një situatë alarmante.

Të tre fëmijët e saj të vegjël janë këtu në spitalin e Lushnjës.

Prej tri ditësh janë me temperaturë 40.

 

Pediatria e Lushnjës po përballet me fluksin më të madh të të sëmurëve me grip. Mbi 100 vizita kryhen në një ditë, kurse numri i shtretërve është 70. Kësaj nëne fëmija i shpëtoi, pasi u paraqit në kohë. Ka 15 ditë në repartin e reanimacionit.

 

Mjekët po punojnë më shumë se orari zyrtar në spitalin e Lushnjës. Rastet janë të rënda me temperaturë të lartë. Një fëmijë për shkak të gripit kaloi në meningit.

 

Edhe në Elbasan virozat kanë alarmuar popullatën. Mbi  200 fëmijë paraqiten mesatarisht çdo ditë në spitalin pediatrik . Po aq paraqiten në Qendrat Shëndetësore, poliklinika dhe te mjeku i familjes.

Si masë parandaluese kërkohet që prindërit t’i mbajnë fëmijët në ambiente pastra të mos rëndojnë temperaturat në dhoma, të mos kenë rrotull njerëz me viroza apo grip, veçanërisht bebet./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono