Akuzat e PD, Ministria e Financave: Privatizuam për familjen Pinari

19:59 | 24/12/2018

Ministria e Financave reagoi pas akuzave të artikuluara nga PD, duke hedhur poshtë çdo lidhje mes privatizimit të ish-serës tek Unaza e Re dhe biznesmenit, Edmond Bego. Duke bërë publik gjithë dokumentet e procedurës së privatizimit, ministria tha se përfituesit e pronës ishin vetëm trashëgimtarët e familjes Pinari.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë hodhi poshtë akuzat e artikuluara në selinë e Partisë Demokratike të hënën, për favorizimin e biznesmenit Edmond Bego gjatë procedurës së privatizimit të ish-serës 31 mijë metër2 tek Unaza e Re.

“Në asnjë rast Ministria e Financave dhe e Ekonomisë nuk ka lidhur asnjë kontratë dhe as privatizuar më herët me personin me emër Edmond Bego. Ky person nuk figuron në asnjë moment në dosjen e privatizimit tëhitjes së objektit sera e magazinë. Në asnjë rast Ministra e Financave nuk nënshkruan dokumente ku të figurojë përfitues ky person.”

Duçka pranoi se pagesa është bërë nga një kompani private, por sipas tij, ajo ishte bërë për llogari të trashëgimtarëve të pronës.

“Pagesa është kryer për llogari të trashëgimtarëve Pinari nga një entitet privat me emër “Inerte ekspres sh.p.k.” e cila është një procedurë e rregullt bankare që rregullon një marrëdhënie private mës dy palëve dh enuk implikon në asnjë rast Ministrinë e Financave. Pavarësisht se kush ka depozituar shumën ë llogarinë e Ministrisë së Financave, pagesa e plotë është bërë për llogari të përsonave përfitues të pronës, pra trashëgimtarëve të familjes Pinari.”

Para gazetarëve Duçka shfaqi thuajse gjithë dokumentet e dosjes së privatizimit të kësaj prone nga viti 1995 deri në vitin 2016, duke theksuar se ajo është privatizuar nga trashëgimtarët e ish-pronarëve.

“Kontrata ka për palë shitëse Ministrinë e Financave e përfaqësuar nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, e cila përfaqësohet nga Endrit Duçka, drejtori i drejtorisë dhe pala blerëse, trashëgimtarët e objektit të shpronësuar Maliq dhe Hamdi Pinari.”

Por kjo dalje u pasua me një tjetër reagim të Partisë Demokratike.
“Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit”, thuhej në reagimin e PD./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono