Akuzat e Halilajt: Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve është e korruptuar

23:19 | 13/02/202023:190

Besnik Halili, president i Luftëtarit, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, numri një i klubit gjirokastrit tha: “Goli i Partizanit ishte gabim individual i lojtarit tonë. Portieri është djalë i ri, të njëjtin gabim bëri dhe Frashëri kundër Tiranës. Ne e jemi mbrojtur lojtarin tonë.

Ne po të kishim këtë mendim për të hapur portat, do e kishim bërë deri më sot. E vetmja gjë që na ka ngelur si neve, si Vlorës, të kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë që na janë përgjigjur sektori i arbitrimit, sektori i garave. Sa të jem unë president, nuk do hapim portat. Unë jam njeri i biznesit, jo i futbollit. Le të marrim një komision, janë dënuar për Luftëtarin plot 7 arbitra. Nëse unë do i kisha marrë këtë pikë, ku do të ishim ne në renditje? Gara është cenuar me të padrejtë. Për Luftëtarin, thonë që vetëm ka probleme.  Ne kemi probleme, nuk i fsheh, por ne nga ana e strukturave të veçanta në Federatë, të gjithë ndoshta i vënë fajin presidentit. Sektori i Arbitrimit është faktor vendimtar.

Ju tani po më thoni që nuk kanë faj arbitrat? Kush i cakton ata, unë i caktoj? Doni t’iu them ndonjë fjalë që t’iu përshtatet juve? Dikush e cakton arbitrin, kush është përgjegjës të ketë kujdes. Nuk më duhet dënimi i arbitrit. Më duhen pikët, kush m’i jep pikët mua me Laçin? Të ngrihet një sistem, i jap unë lekët. Nuk po them që s’kemi faj ne si skuadër për pozicionin ku jemi, por të mbyturin mos e mbyt. Fillon gara me 24 gusht, ne bëjmë tre ndeshje për 1 javë. Skuadrat janë të papërgatitura. Kjo pse ndodh? Sepse 3-4 ekipe janë në Kupat e Europës dhe janë më të përgatitura më ne. Më gjeni juve në shtator kalendarin e Anglisë, kush ka luajtur 3 ndeshje? Me 22 ka filluar gjysma e dytë, kemi luajtur 4 ndeshje. Nuk përballohet. Sektori i organizimeve të garave, të bëjë punën e vet. Ekipet janë të ndara, ky është realiteti shqiptar. Ka ekipe që nuk kanë mundësi as për fazë përgatitore. Sektori i Garave me një laps, nuk mund të vendosë kështu, duke i caktuar datat siç duan vet.

Kemi bërë të mërkurën ndeshje, të shtunën prapë. Marr kryetarin e Sektorit të Garave, nuk e ngre telefonin, nuk përgjigjet. Na fton ne klubeve të flasim me Supersport, kur ta bëjmë ndeshjen. Supersport më thotë mua që kemi programacion Serie A. Iku kjo. Shkoj te dhoma e zgjidhjeve të konflikteve, unë jam opozitar, nëse ka ndonjë gjë “kap ça të kapësh”, është dhoma e konflikteve. Ka gjyqe të shtunën? Është bërë kundër Luftëtarit, kishte marrë urdhër që pasdite të jetë në stërvitje lojtari. Një përmbarues, nuk bëhet gjykatës. E merr vendimin ai dhe të thotë shko në UEFA. Lojtari më merr 5 milion lekë dhe ikën.

Edhe nëse Luftëtari bie nga Kategoria, unë vazhdoj të jem president. Nuk pretendoj të fitoj para nga futbolli, unë jam biznesmen. Unë jap lek për futbollin. E kam vënë në dijeni edhe Dukën për këtë problem, normalisht këtë gjë e drejtojnë strukturën, nuk mund ta marr gjithmonë Dukën në telefon. Nëse doni të bëni futboll, të rregullohen këtë gjëra. Ka korrupsion te Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve. Ka korrupsion, vjen lojtari dhe thotë më jepni mua ato lekë se e zgjidh unë me ata. Kjo do të thotë që marrin ryshfet te Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono