Akuza të reja për Michael Jackson

14:27 | 10/01/2019

Një dokumentar, që pritet të transmetohet në fund të muajit janar, ngre akuza të reja për Michael Jackson 10 vite pas vdekjes. Dy djem tashmë 30 vjeçare, akuzojnë yllin e popit se ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin 7 dhe 10 vjeç.

Nuk ka paqe për Majkëll Xhekson. Në vitin e përvjetorit të dhjetë të vdekjes së yllit të pop-it një dokumentar e akuzon sërish për abuzime seksuale ndaj fëmijëve. “Leaving Neverland”, do të transmetohet për herë të parë në Sundance Festival 2019. Producenti i tij është Den Rid.

Sipas revistës “Rolling Stone”, që citon fragmente të dokumentarit, në kulm të popullaritetit, Majkëll Xhekson nisi një marrëdhënie të gjatë me dy fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, dhe familjet e tyre. Tashmë ata janë 30 vjeç, dhe tregojnë historinë se si Xhekson abuzoi seksualisht me ata.

Ende nuk është i qartë identiteti i dy viktimave. Por në vitin 2013 koreografi Uejd Robson, i cili  tashmë është 36 vjeç, denoncoi Xhekson për abuzim seksuale kur ai ishte 7 vjeç, por çështja u arkivua në vitin 2017. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono