Aktivistja amerikane kritikon Natalie Portman: “Ti je problemi”

10:35 | 13/02/202010:350

Aktorja, modelja dhe aktivistja amerikane, Rose McGowan, nuk u pajtua me njerëzit të cilët e quajtën Natalie Portman “të guximshme” për mbështetjen që u dha regjisoreve gra në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.

Në tapetin e kuq, Natalie mbante veshur një pelerinë të zezë, ku kishte qëndisur emrat e disa regjisoreve gra, si Greta Gerwig dhe Lulu Wang, të cilat nuk u nominuan për Oscar. Rose McGowan nga ana tjetër është e mendimit se veprimi i Portman është “thellësisht fyes për njerëzit që me të vërtetë bëjnë diçka për këtë çështje”.

 

McGowan shkroi në Facebook se veprimi i Natalie Portman ishte më tepër si veprim i shtirur, sepse thjesht po përpiqej të dukej sikur shqetësohej.

“Jam dakord me McGowan sepse nuk është e drejtë të më quash mua të guximshme për faktin që vesha rroba me emra grash,” tha Portman për People. “Të qenurit e guximshme është një karakteristikë që unë e lidh fort me veprimin e gjithë atyre grave që kanë dëshmuar kundër Harvey Weinstein javëve të fundit, nën një presion të jashtëzakonshëm.”

McGowan argumentoi gjithashtu se Natalie Portman është “problemi”, duke prentenduar se ajo ka punuar me regjisore gra vetëm dy herë në jetën e saj. “Kompania jote e produksionit, Handsomecharlie Films, ka punësuar saktësisht vetëm me një regjisore grua – ty.”

Sipas McGowan, faji qëndron te aktorët e famshëm, të cilët duhet të mbajnë një qëndrim në lidhje me problemin.

Portman u përgjigj edhe për këtë pjesë duke thënë se është përpjekur të punojë me regjisore gra, por projektet nuk kanë përfunduar.

Në vitin 2018, Natalie Portman reagoi edhe për Golden Globes, të cilët përjashtuan kandidatet gra në kategorinë e “Regjisori/ja më i/e mirë”. “Dhe këtu janë të gjithë kandidatët burra,” tha ajo përpara se të prezantonte çmimin.

Problemi i vlerësimit të grave në Hollywood është një çështje që diskutohet prej kohësh. Në Oscars, janë nominuar vetëm pesë gra për Regjinë më të mirë. Në vitin 2010, Kathryn Bigelow u bë gruaja e parë dhe e vetme deri tani që fiton çmimin./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono