Aksioni, Vuçiç: Përpjekje për të marrë me dhunë veriun

22:03 | 28/05/201922:030

Presidenti Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar aksionin e policisë kosovare një përpjekje të Prishtinës për të marrë me dhunë veriun. Ndërkohë, me argumentin për të mbrojtur serbët, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Beograd ka vënë në gjendje gatishmërie forcat policore dhe ushtarake.

Serbia e konsideron aksionin e policisë së Kosovës si tendencioz dhe te motivuar politikisht kundër serbëve. Ky ka qenë qëndrimi zyrtar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se serbët dhe boshnjakët e arrestuar janë trajtuar si bisha. Kjo është kundër paqes dhe stabilitetit, por Serbia do të ketë qëndrim të matur dhe reagim të planifikuar. Presidenti serb i ka bërë këto komente gjatë seancës së Kuvendit duke shtuar se të gjithë duhet ta dinë se Serbia do të fitojë.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Ata e kanë bërë këtë për t’i futur popullit serb frikën në kockë dhe i vetmi qëllim është frika dhe marrja me dhunë e veriut. Unë i falenderoj njerëzit tanë dhe sidomos ata heronj në Zubin Potok që duarthatë kanë mbrojtur të drejtën e tyre. Ata nuk janë kriminelë dhe ne do ta ruajmë paqen, por nëse duhet të mbrojmë serbët do të them vetëm se Serbia do të fitojë.

Zyrtarët e tjerë serb e kanë dënuar këtë akt duke e quajtur si një provokim. Serbia është tensionuar pas këtyre rasteve dhe menjëherë kanë filluar lajmet e pavërteta. Një nga to ka qenë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ishte nisur drejt veriut të Kosovës urgjent pavarësisht se ai ndodhej në takimin e ministrave të Jashtëm në Bratislavë.

Mediat nuk kanë konfirmuar edhe një lajm të fluturimeve të avionëve ushtarakë në afërsi të Novi Pazarit dhe një kolonë ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Por është mbajtur Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë, i cili ka vendosur që forcat policore dhe ushtarake të vendosen në gatishmëri të plotë. Reagimit të Serbisë për provokim i është bashkuar edhe Rusia, kurse vet presidenti Vuçiç kishte paralajmëruar një aksion të tillë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono