00:15 | 22/01/201900:150

Në puntatën e kësaj të hëne në emisionin “Byro Politike”, u diskutua rreth aksionit të ri politik të opozitës, e cila ka paralajmëruar protesta për të rrëzuar qeverinë. Të ftuar në studio ishin kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu; drejtori i Klan Plus, Mentor Kikia dhe drejtori i Fax News, Enton Abilekaj.

Përsa i përket protestave që pritet të zhvillohen, kreu i PR-së tha se bëhet fjalë për një lëvizje shumë dimensionale, por për të e rëndësishme është që opozita të kuptojë njerëzit.

Fatmir Mediu: Besoj që kësaj radhe flitet për një lëvizje shumë dimensionale, në një kontakt të vazhdueshëm me qytetarët për të kuptuar ne qytetarët dhe qytetarët opozitën për ato shqetësime që kemi ngritur në mungesë të funksionimit të shtetit, mungesë së ekzistencës së parlamentit, cënimit të lirive të drejtave, probleme me krimin, mungesa e alternativave ekonomike, largimi pafund i shqiptarëve. Pra të gjithë atë gamë problemesh që ka sot shoqëria për t’i bashkëbiseduar dhe për t’i kërkuar që të bëhemi të gjithë sëbashku pjesë e zgjidhjes. Demokracia i takon qytetarëve dhe të përpiqemi që opozita të dëgjojë më mirë dhe të jetë më e drejtë.  Ajo që unë mendoj që duhet të jetë ndryshe opozita është për të dhënë të kuptojë që nuk ka çështje interesi për të ndërtuar një qeveri, por për të ndërtuar një shtet funksional për të ardhmen.

Ndërkohë për gazetarin Mentor Kikia, revolta më shumë është dëshirë e Lulzim Bashës se sa ekziston në të vërtetë. Sipas tij, protesta e studentëve tregoi që shoqëria shqiptare po pret një zhvillim të ri.

Mentor Kikia: Që t’i prish një gjëje duhet të jetë ajo protestë. Më shumë se sa realitet, revolta është një dëshirë e kreut të opozitës që të ekzistojë, por mendoj që faktori politik opozitar duhet të kuptojë një gjë. Nuk bëhet fjalë për një realitet, i cili është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme. Nuk kemi të bëjmë më me një shoqëri të lodhur nga qeveria e korruptuar dhe për pasojë do i japë qeverinë opozitës. Protesta e studentëve tregoi ndryshe. Nuk mendoj që jemi përpara faktit që qeveria është e korruptuar do mbushi kupën dhe për pasojë do vijë partia tjetër. Shoqëria është duke pritur një zhvillim të ri. Ka dy alternativa ose Rama do mbajë pushtetin ose do duhet të gjenerohet një gjë e re, për fat të keq të pritshmërive opozitare nuk mund të jenë ato e reja që shoqëria pret.

I të njëjtit mendim është edhe Abilekaj. Megjithatë sipas tij sfida e PD-së dhe aleatëve të saj është të fitojë vëmendjen e qytetarëve.

Enton Abilekaj: Nuk është se e gjithë kjo pakënaqësi do shndërrohet në një dhuratë për opozitën. Sfida e PD-së dhe aleatëve të saj është si do i bëjë qytetarët të kthejë vëmendjen nga alternativa e opozitës. Unë nuk jam përjashtues si Mentori që thotë opozita nuk duhet të jetë aty. Jemi në një vend ku pakënaqësia është e madhe. Pjesa tjetër e popullsisë është kundër kësaj qeverie, por jo ende gati të sjellë opozitën në pushtet. Të gjitha këto janë sfida të opozitës. A mundet kjo opozitë të sjellë shpresën tek njerëzit? Mjetet që do përdorë Basha janë për t’u diskutuar. Çfarë do na sjellë të re kjo opozië që të vijë në pushtet dhe të fillojnë të dëgjojnë mos t’i kenë veshët mbyllur ndaj saj?

Ndërkohë gjatë emisionit, kreu i PR-së foli dhe rreth protestës së studentëve, për të cilën tha se opozita ka bërë gjënë më të mirë që nuk është përfshirë direkt.

Fatmir Mediu: Duhet të shikojë opozita veprimin e saj politik. Për protestën e studentëve unë mendoj që opozita ka bërë gjënë më të mirë që nuk është involvuar drejtpërdrejtë. Nuk ka një moment të vetëm në diskutimin tonë opozitar për të marrë drejtimin e protestës. Për të reflektuar shpresë, si do ta ngrejë shpresën opozita? Opozita duhet të dalë nga lloji i politikës parazitare. Nëse duam shoqëri pjesëmarrëse në politikë ne duam që njerëzit të jenë pjesëmarrës. Sot shikojmë një politikë tërësisht të emëruar. Është përfaqësues i emërave të kryetarit. Njerëzit nuk përfaqësohen në kuvend. Këtu vjen edhe roli i opozitës. Nëse ke një Kuvend funksional padyshim që e bën qeverisjen dhe më funksionale. Kandidatët i përcaktojnë këto interesa të lidhur me kryetarët e partive. Në parlament nuk bëjnë më debatin e qytetarëve, nuk i njohin votuesit, edhe votuesit nuk e njohin deputetin. Kjo trupë parlamentare e shikon marrëdhënien me qeverinë për shkak të interesave. Kemi filluar të veprojmë dhe gjykojmë pa ditur se kush është roli ynë. Nëse nuk i japim forcë Kuvendit nëpërmjet zgjdhjeve konkurruese ne nuk kemi për të pasur ndonjëherë demokraci funksionale në Shqipëri.

Por për Mentor Kikinë, misioni i opozitës sot është më i vështirë, pasi qytetarët janë të zhgënjyer.

Mentor Kikia: Shqiptarët janë të zhgënjyer titalisht nga politika. Misioni i opozitës sot është më e vështirë. Nuk është tjejsht të dalë në terren dhe të shpjegojë programin politik. Në 2013 shikonin Ramën si shpresë, sot nuk shikojnë asnjë. Pjesa dërrmuese e shqitarëve nuk kanë më në axhendë politikën, por kanë në axhendë si të ikin nga vendi./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono