Aksioni policor në Vlorë, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

10:49 | 23/01/202010:490

Policia e Vlorës si rezultat i kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e së mërkurës në qytet ka vënë në pranga 4 persona.

Informacionet bëjnë me dije se tre nga të artrestuarit ishin shpallur në kërkim për “Moskallëzim krimi”, ndërsa një nga të ndaluarit është konstatuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

  • L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

  • R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

  • A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono