Aksioni pas tërmetit, shembet “Vila Verde” në Durrës

13:30 | 01/12/201913:300

Në Durrës ka nisur sot shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Mësohet se është shembur ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit.

Ndërtesa 4 katëshe ishte shkatërruar nga tërmeti, ndërsa rrezikonte dhe ndërtesat e tjera aty pranë dhe siç mund të shihet nga pamjet tashmë kanë mbetur vetëm gërnadhat.

Sakaq, pritet të nisë edhe shembja e hotel “Lubjana”, po ashtu e dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë, më herët janë shembur ndërtesat e dëmtuara edhe në zonën e Thumaës.

Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 51 persona mbetëm viktima dhe mbi 700 të tjerë u plagosën./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono