Aksionet e bashkisë tek Tirana vlejnë 1 miliardë lekë

14:15 | 30/04/2019

Bashkia e kryeqytetit kryen vlerësimin e aksioneve që zotëron në klubin e futbollit të Tiranës. Biznesmenët e interesuar mund të jenë të detyruar të paguajnë rreth 1 miliardë lekë të vjetër.

Historia ngjan me dramën “Duke pritur Godonë”.

Shitja e pritshme e aksioneve të bashkisë në klubin e futbollit të Tiranës, të kujton fare lehtë dramën tragji-komike të Samuel Beketit, por më në fund diçka po lëviz.

Pas të paktën tre vitesh që flitet shitja e tyre nga pushteti vendor, ky i fundit përfundoi vlerësimin financiare të tyre, të realizuar nga kompania e specializuar “Deloit Albania”.

Vlera e nxjerrë nga “Deloiti” shkon deri në 920 milionë lekë të vjetër për 34 përqindëshin e zotëruar nga Bashkia, ndërsa për krejt klubin shifra është diçka më pak se 2.5 miliardë lekë, gjithnjë të vjetër.

Vullnetin e institucionit për t’u çliruar nga këto aksione u pohua pak ditë më parë nga vetë kryebashkiaku Veliaj, në një bisedë në studion e Abc News.

Vlen të theksohet se vlerësimi i “Deloit Albanis” ka të bëjë vetëm me aksionet e klubit, dhe nuk përfshin infrastrukturën, pra kompleksin sportiv “Skënder Halili” dhe stadiumin “Selman Stërmasi”, të cilin presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka marrë në përdorim për një periudhë të gjatë kohore.

Për 34 përqindëshin e bashkisë, ka shprehur interesimin e tij, ish-aksioneri bardheblu, Julian Morina, siç e deklaroi në intervistën për Abc News.

Morina ka pohuar ndërkaq se e ka bërë kërkesën zyrtare në bashki për të realizuar blerjen, dhe aktualisht është duke vlerësuar shifrën e nxjerrë nga “Deloiti”. Vetë presidenti Halili zgjoi interesim të madh dhjetorin e kaluar, kur bëri me dijë për “Supersportin” se ishte i gatshëm të shitje aksione që ka në zotërim.

Tirana ndodhet në gjendje të vështirë sportive dhe financiare, duke rrezikuar të bjerë nga Superliga, ndërsa nuk dihet nëse do ta marrë licencimin për sezonin e ardhshëm, për shkak të detyrimeve në tatime apo ndaj palëve të tjera./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono