Aksidenti i makinës së blinduar po hetohet nga policia si atentat mafioz

15:15 | 12/09/201915:150

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në ish-sheshin “Shqiponja” po hetohet si atentat nga policia e Tiranës. Në makinën e blinduar me targa të falsifikuara ruse ishte 34-vjeçari Eldi Dergjini, i cili kishte ndryshuar mbiemrin për shkak të precedentëve të shumtë penal. Ai po hetohet edhe për disa ngjarje në kryeqytet që kanë mbetur pa autor.

Pavarësisht se u raportua si një aksident rrugor, Policia e Tiranës po e heton rastin ku u gjet përmbys një automjet luksoz dhe i blinduar si një atentat i mbetur në tentativë.

Eldin Dergjini, i cili pretendon se ishte ai në drejtim të mjetit tip “Mecedez-Benz G Class” me vlerë 200 mijë euro, ka shkuar në një spital privat rreth 1 orë pas ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Ai ka deklaruar se pas makinës së tij të blinduar me targa ruse ka qenë një automjetet tjetër që kryente manovra të dyshimta.

Sipas 34-vjeçarit Dergjini, ai u detyrua të shtonte shpejtësinë, pasi një tjetër makinë i zuri rrugën nga para.

“Përshpejtova dhe humba kontrollin e makinës. U largova me një taksi dhe shkova për ndihmë mjekësore më vonë. Kam qenë i vetëm në automjet”, u shpreh Dergjini.

Dëshmia e të riut nuk ka qenë shumë bindëse për grupin hetimor pasi, ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas.

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar, pasi  dyshohet se i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij. 34-vjeçari po hetohet edhe për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në kryeqytet por që kanë mbetur pa autor.

Ai kishte falsifikuar targat e mjetit të tij me ato të një automjeti tjetër po aq luksoz, si “Bentley Continental GT”, e cila rezulton e regjistruar në shtetin rus. Nuk dihet se, prej sa kohësh ka lëvizur në territorin shqiptar një makinë e blinduar e cila kishte edhe parregullsi në dokumentacion.

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedentë të mëparshme penale dhe për këtë arsye kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij nga Barova në Dergjini. Ai ka qenë i dënuar në vendin tonë për kundërshtim të punonjësit të rendit publik, armëmbajtje pa leje si edhe trafik droge në Itali./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono