Aksident tragjik, humbasin jetën dy shqiptarë në Itali

19:00 | 17/08/2019

Dy persona me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna – Taranto. Viktimat janë një grua 38 vjeç dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave.

Automjeti i tyre, Renault Clio, u godit në pjesën e pasme nga një makinë Volkswagen Passat. Përplasja ishte aq e fortë, saqë u shkaktoi vdekjen e menjëherë dy shqiptarëve.

Në automjetin e dytë udhëtonin 3 persona me origjinë italo-zvicerane. Dy burra dhe një grua mbetën të plagosur, por gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Autoritetet italiane janë duke hetuar dinamikën dhe rrethanat se çfarë e shkaktoi përplasjen mes automjeteve që rezultoi fatale për dy shqiptarët. Mësohet se 28-vjeçari banonte në Imola, kurse 38-vjeçarja jetonte në Galeata. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono