Drejtori i Mjedisit Vlorë përplas 11 makina

10:40 | 31/01/2019

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” doli  nga rruga duke u përplasur me 10 automjete të tjera të parkuara në zonë. I plagosuri Kreshnik Lilaj i cili është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Duken si pamje të një filmi aksion por në të vertetë aksidenti ka ndodhur në Vlorë. Mjeti tip Benz me targa  AA 272 RB që drejtohej nga Kreshnik Lilaj humbi kontrollin në rrugën Tranballkanike. Kamerat e sigurisë së objekteve aty pranë kanë filmuar momentin kur makina fluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë duke marrë para 10 mjete të parkuara në zonë.

Bilanci mund te ishte fatal, por në fakt i vetmi i dëmtuar është drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore nuk ka më rrezik për jetën.   Makina e 30 vjeçarit është shkatërruar totalisht ndërsa shoferi ka shpëtuar për mrekulli. Kreshnik Lilaj është një zyrtar i njohur pasi mban postin e Drejtorit të Agjensise Rajonale të Mjedisit në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Kjo mendohet të jetë bërë shkak për aksidentin masiv ku pati dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në këtë ngjarje. Kreshnik Lilaj është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dhe në momentin e aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono