22:29 | 05/03/2019

Një aksident ku u përfshinë 6 mjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Fierit.

Mbetet ende e paqartë se cili nga automjetet e shkaktoi këtë aksident. Një makinë tip “Benz”, një “Opel” dhe një “Audi” u përplasën fillimisht më njëra-tjetrën e më pas me 3 automjete të parkuara në rrugë.

Nga ky aksident shpëtuan me lëndime të lehta dy nga drejtuesit e mjeteve, të cilët më pas u shoqëruan në komisariatin e Fierit. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat po ecnin makinat./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono