Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën 1 person

10:54 | 03/05/2019

Një aksident tragjik u regjistrua në rrugën Elbasan-Peqin. Një grua humbi jetën, pesë persona të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Toyota” u kthye përmbys në mes të rrugës, kur u përlas fort me mjetin tip “Golf”. Gruaja e cila ishte pasagjere, Fatime Braho, humbi jetën, kurse dy drejtuesit dhe tre pasagjerët e tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Në mjetin tip “Golf” ndodheshin burrë e grua Braho, dhe tre burra të tjerë me mbiemrin Hoxhallari. Të gjithë ktheheshin nga një gëzim familjar. Kurse në makinën tip “Toyota”, ishte vetëm një person drejtuesi Kamber Beri në gjendje të rëndë dhe që u dërgua në spital në Tiranë.

Aksident tragjik ndodhi në rrugën Elbasan-Peqin në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjoçajve”. Fillimisht të aksidentuarit morën ndihmën e parë në spitalin e Peqinit,  më pas u transportuan për në spitalin e Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak ishte shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono