Aksident i rëndë në Lushnjë, Benzi me shpejtësi merr para kamionin

10:58 | 13/07/201910:580

Një aksident i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën e Lushnjës. Një Benz u përplas me një kamion që transportonte bimë medicinale. Të dyja automjetet u përmbysën dhe përfunduan në anë të rrugës duke u përplasur me barrierat e autostradës. Të dy drejtuesit 34-vjeçari Dorian L. në automjetin Benz, dhe shoferi i kamionit morën plagë të rënda, kurse makinat u shkatërruan plotësisht. Sipas policisë, Benzi ka goditur nga pas kamionin, por dyshohet që automjeti ishte me shpejtësi të lartë. Dëmtimet më të rënda i ka 34-vjeçari dhe për ta nxjerrë nga makina e aksidentuar u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. I riu u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut. Gjithashtu jashtë rrezikut është edhe drejtuesi i kamionit. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono