Aksident i rëndë në Korçë

19:08 | 06/08/201919:080

Nje aksident i rëndë me pasoje vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Drenovë.

Një kamion ka përpalsur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë. Edhe pse i plagosuri është dërguar në spital, ai nuk mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Ndërkohë policia bën me dije se, dyshohet që drejtuesi i biçikletës ka goditur rimorkion e kamionit i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2019, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Drenovë, shtetasi V.K, rreth 59 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një biçikletë, dyshohet se ka goditur rimorkion e një mjeti tip kamion të parkuar në anë të rrugës, me pronar shtetasin D.Ç, banues ne Fier.

Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i biçikletës shtetasi V.K, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono