Aksident i rëndë në dalje të Kavajës

22:52 | 14/05/201922:520

Një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur rëndë tre të tjerë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë.

Viktimat janë Lumturie Demrozi, e cila u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën me dy vajzat e saj, si dhe pasagjeri i makinës që u përfshi në aksident, një autoveture tip ‘Benz’. Të plagosur rëndë janë dy vajzat e familjes Demrozi si dhe drejtuesi i makinës.

 

Makina me të cilën po udhëtonin të rinjtë ka goditur gruan dhe vajzat e saj dhe më pas një tabelë reklamimi të një pike karburanti. Gruaja ka humbur jetën në vend, pasi makina e ka hedhur disa metra larg nga vendi i aksidentit.

Po aq fatale përplasja e dyfishtë ka qenë edhe për të riun që ishte pasagjer në automjet.

Ndërkohë tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe atë të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e tyre mësohet se është mjaft kritike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

/ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono