Akord me United, Allegri do të përfitojë një pagë të majme

12:17 | 16/10/201912:170

Massimiliano Allegri do të jetë trajner i Manchester United. Strategu italian u largua nga Juventusi në fund të sezonit të shkuar dhe që nga ajo kohë, ka nisur kurse për të mësuar gjuhën angleze. Allegri e ka pranuar publikisht se dëshiron të drejtojë një ekip në Premier League dhe Manchester United është ekipi i duhur për të.

Ole Gunnar Solskjaer është në fije të perit dhe në rast se e humbet sfidën kundër Liverpool, me shumë gjasa është i larguar. Raportohet se Allegri dhe drejtuesit e Manchester United kanë pasur edhe bisedime konkrete, me të dyja palët që kanë gjetur një akord sa i takon kushteve financiare.

Allegri do të përfitojë më shumë se 7 milionë euro në sezon (rroga që merrte te Juventus) dhe flitet se paga e tij do të jetë rreth 9-10 milionë euro. Gjatë javës së ardhshme, pritet dhe zyrtarizimi i italianit në krye të “Djajve të Kuq”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono