Akord me Skënder Gegën, zbulohet klubi i ri

20:39 | 16/10/201920:390

Skënder Gega pritet të rikthehet në drejtim të një skuadre dhe do ta bëjë jashtë vendit. Tekniku tropojan, i cili vjet fitoi titullin kampion me Partizanin, ka marrë një ofertë ka akord për të vijuar karrierën në Jordani.

Negociatat po kryhen nga menaxherët Ilir Halili dhe Indri Caca. Thuhet se kanë mbetur edhe disa detaje për të nënshkruar kontratën dhe për të mësuar se kur Skënder Gega do të zbresë në fushë për të drejtuar Al Ramtha.

Bëhet fjalë për një klub që nuk e fiton titullin kampion që në vitin 1982. Asokohe klubi jordanez e ngrinte dy herë radhazi trofeun më të rëndësishëm atje. Këtë sezon ata kërkojnë të luftojnë për vendet e sipërme në tabelë dhe nga ajo që raportohet në mediat jordaneze, janë planifikuar disa transferime dhe shumë shpejt pritet të bëhen zyrtare.

Muajin e ardhshëm pritet që të nisin përgatitjet dhe pritet të mësohet data kur Gega do të nisë nga puna.  Gega më parë ka drejtuar edhe në Kuvajt, ku ka qenë në krye të Al Jahra. Kjo do të jetë eksperienca e dytë në Lindjen e Mesme për trajnerin kampion të Superiores një vit më parë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono