Akademia e Kodimit nga Epitech përgatit specialistë për tregun ndërkombëtar

13:07 | 11/01/2019

“Transformo karrierën tënde”. Ftesa vjen nga Akademia e Kodimit dhe Epitech, të cilët përgatisin specialistët për teknologjinë e informacionit të gatshme për tregun ndërkombëtar të punës.

Nuk jeni i kënaqur me punën tuaj dhe dëshironi të ndërroni drejtim?  Akademia e Kodimit nga Epitech ju ofron mundësinë të nisni informatikën nga zero, të përgatiteni për specialist IT,  dhe të siguroni një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e këtij kursi duhet të keni një diplomë të nivelit bachelor, tre vite eksperiencë pune dhe të kaloni testin e posaçëm.

Aplikimet janë çelur në faqen online të Epitech, por nëse  dëshironi të bëheni pjesë e Akademisë së Kodimit duhet të nxitoni. Në kursin e parë pranohen vetëm 30 persona.

Kurset do të zhvillohen në tre seanca. E  para nis në shkurt dhe përfundon në qershor, e dyta fillon në qershor dhe zgjat deri në tetor dhe e treta është programuar nga tetori në Janar.

Çertifikata e Akademisë së Kodimit njihet nga qeveria franceze dhe biznesi në të gjithë Europën. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono