Ajaksi fitoi titullin e 34-ët kampion në Holandë

13:45 | 16/05/2019

Ajaksi fitoi titullin në Holandë për herë të parë pas 5 vitesh. Ky ishte kampionati i 34-t për skuadrën nga Amsterdamit, por që pritet të humbasë shumë nga yjet gjatë verës.

Nuk harruan të ndërronin fanellat për të festuar.

Futbollistët e Ajaksit e ngritën lart trofeun e titullit kampion në Holandë, me bluzën e tyre emblematike, bardhëkuqe, ndërsa mbyllën triumfalisht sezonin në stadiumin e De Grafshapit.

Ishte ky titulli I 34-ët holandez, një rekord që vazhdon të shtohet, por edhe I pari që nga viti 2014, duke I dhënë fund dominimit të PSV Ajndhovenit.

Duke lënë mënjanë dëshpërimin e madh të eliminimit dramatik në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Totenhemit anglez, Ajaksi e çoi punën deri në fund në Eredivizie, me fitoren 4-1.

Lase Shëne, Nikolas Taliafiko, dhe dy herë Dushan Tadiç pas pushimit ishin autorët e golave për kampionët e rinj, ndërsa vendasit barazuan përkohësisht me anë të Jusef El Xheblit.

Trajneri Ten Hag luajti me formacionin më të mirë, si për rast feste, ku ndryshimi I vetëm ishte në sulm, me Huntelarin titullar në vend të brazilianit Neres.

Ajaksi e mbylli kampionatin me 86 pikë, ndaj 83 të PSV Ajndhovenit, ndërsa shënoi numrin më të madh të golave të çdo skuadre në Europë, plot 119.

Mançester Siti, Barcelona apo Paris SG nuk realizuan kaq shumë në ligat e tyre.

Natyrisht, amsterdamasit u ndihmuan nga niveli mjaft më i ulët në Holandë, në krahasim me Anglinë, Spanjën, Italinë, Gjermaninë apo Francën, dhe kjo është arsyeja kryesore që yjet kryesorë mund të largohen.

Frenki De Jong shkon tek Barcelona, kapiteni De Ligt me shumë gjasë bashkohet me të, në “Kamp Nou”, dhe shumë të kërkuar janë Van de Bek, Neres, Zijeç apo Taliafiko.

Me shumë gjasë, sezonin tjetër ky Ajaks i madh nuk do të ekzistojë./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono