Ahmetaj: Reformat e rritja ekonomike rritën investimeve të huaja

11:35 | 04/10/2018

Duke folur në parlament për ndryshimet e propozuara në ligjin e investimeve strategjike, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka folur për rritje të investimeve të huaja në Shqipëri. Ministri e konsideron miratimin e Eurobondit me interes 3.55% si tregues të qartë për rritjen e besimit të investitorëve ndaj vendit tonë.

Duke marrë shkasë nga ndryshimet në ligjin për investimet strategjike, të cilat shtyjnë afatin e aplikuesve për përfitimin e këtij statusi deri në 31 dhjetor 2019, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, nga foltorja e Parlamentit foli për rritje të investimeve të huaja si produkt i reformave të qeverisë, të kurorëzuara, sipas tij, me miratimin e Eurobondit me interes 3.55%.

“Investimet e huaj kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 mujorin e parë e kemi rritjen e investimeve të huaja 28%. Investimet në tërësi dhe të huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pardje është fakt i gjallë, i vërtetë, se pranuan të investojnë te siguria e Shqipërisë  me 1 kupon 7 vjeçar afatgjatë më një nivel 3.5 %. Përpara disa vjetësh na shikonin me dyshim dhe te 5 vjeçari ishin 123 investitorë afërsisht që morën pjesë në kërkesat në blerjen e eurobondit”.

Në vijim të kësaj linje, Ahmetaj lajmëroi edhe përgatitjen e një inisiative ligjore lidhur me investimet e huaja.

“Ne jemi duke përgatitur një ligj integral për investiemt e huaja, ku do i trajtojmë në parim, me detaje dhe transparencë investimet e huaja në Shqipëri”.

Për Ahmetajn është pikërisht puna e qeverisë ajo që mundësoi që problemet në vendet e Europës nuk arritën të ndikonin vendon tonë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono