Ahmetaj prezanton projekt buxhetin 2019: Rritje me 5.9 %

15:37 | 05/11/2018

Gjatë prezantimit të projekt buxhetit 2019 para deputetëve të mazhorancës në komisionin e ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ka një rritje me 5.9 %, mes tyre investime në sektorë të rëndësishëm si bujqësia, arsimi e shëndetësia.

Rritja ekonomike është kryefjala e raportimeve të ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Nuk ndodhi ndryshe as në fjalimin e tij përpara deputetëve të mazhorancës në komisionin e ekonomisë.

“Buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe mbështet rritjen ekonomike të vendit, konsolidimin fiskal dhe krijimin e më shumë vendeve të punës”.

Gjatë prezantimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2019 ministri Arben Ahmetaj renditi sektorët që mbështeten nga ky buxhet.

“Projekt buxheti është njëra shtyllë që mbështet rritjen ekonomike tjetra është paketa fiskale tha numri një i financave dhe ekonomisë së vendit.

Edhe paketa fiskale 2019 synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë.“Paketa fiskale parashikon ndryshimet e tatimit për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara.  Normë të reduktuar të TVSH për transportin e autobuzëve publikë, rritje të akcizës për duhanin”.

Paketa fiskale  dhe projekt buxheti për vitin 2019 pasi të diskutohen në komisionet parlamentare do të kalojnë më pas për votim në parament në variantin përfundimtar. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono