Ahmetaj: Po formalizojmë ekonominë që t’ju njihen shpenzimet

15:54 | 04/05/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi një interpelancë virtuale me përfaqësues të bizneseve të vogla. Në vazhdim të dialogut për përfshirjen në skemën e TVSH-së bizneset që e kalojnë xhiron vjetore 2 milionë lekë, ministri Ahmetaj i sqaroi se fokusi është formalizimi i ekonomisë.

Kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Këtë filozofi ka përdorur qeveria në lidhje me vendosjen e pragut të TVSH dhe qasjen ndaj biznesit të vogël.

“Në ka administratë dhe qeveri në kokë që të harxhojë të gjithë energjitë dhe të fokusohet të shtresa që vetëpunësohet. Jemi të qartë që nuk është ky qëllimi jonë. Që të fokusohemi me kontrolle. Fokusi është biznesi i madh”.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një interpelancë me përfaqësues të biznesit të vogël, sqaroi skemën e deklarimit të TVSH-së. Ai theksoi se janë pak më shumë se 75% e sipërmarrjeve që pësuan ulje taksash.

 “Nuk u rritën taksat, përkundrazi u ulën për rreth 75%-80% të  sipërmarrjeve shqiptare që përfituan ulje drastike taksash”

Zërave kritikë për rritje të cmimeve u përgjigjet edhe një herë prerë.

“Është folur do ketë rritje çmimesh. Fakti tregon që nuk ka rritje çmimesh”.

Ministri Ahmetaj u dha edhe një informacion të fundit që ka të bëjë me shpenzimet.

“Ju keni mundësi të përfitoni të zbritshme të gjitha shpenzimet që ju keni. Shumë sipërmarrje do të dalin me TVSH të kreditueshme, veçanërisht në deklarimet e para”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono