Ahmetaj në Komisionin i Ekonomisë diskuton ligjet e paketës fiskale

15:22 | 08/11/2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar parimisht projektligjet e propozuara të paketës fiskale, ligjin për TVSH-në, atë për procedurat tatimore, nivelet e tarifës doganore dhe akcizat.

Në prezantimin e projektligjeve të Paktes Fiskale në komisionin e ekonomisë nga ministri Arben Ahmetaj, gjatë diskutimit në parim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar mbështetja e sektorit të bujqësisë përmes lehtësimit të kostove të investimit u propozua nga relatori Ervin Bushati dhe u mbështet nga kreu i komisionit Erjon Braçe. Heqja e TVSH-së jo vetëm ndaj makinerive bujqësore si parashikohet në ligj, por edhe imputeve bujqësore ishte propozimi që u duk se hasi rezistencën e ministrit.

Arben Ahmetaj: “Për imputet mua më pëlqen propozimi i PS për balancimin e nivelit të TVSH-së së imputeve me rimbursimin për fermerët”.

Erjon Braçe: “Nëse e ke për skemën e rimbursimit me 20% në vlerë të produkteve blegroale, nuk funksionon, ajo skemë nuk çon tek bujku para. Nuk funksionon ajo skemë po çon para tek grumbuluesit. Ju e dini”.

Arben Ahmetaj: “Ka problem transparence. Në një korsi do mundohemi të përmirsojmë produktivitetin në anën tjetër do reduktojë mundësinë e abuzimit ndaj një skeme që i dedikohej fermerit.”

Pjesë e kësaj pakete është edhe ligji për procedurat tatimore ndryshimet e të cilit si theksoi ministri Ahmetaj, synojnë evitimin e evazionit, përmirësimin e rregullave të regjistrimit të biznesevedhe deklarimin e saktë.

Bushati: “Personi fizik regjistrohet vetëm një herë për nipt për id card. Është çënim për konkurencën e ndershme në treg”.

Ahmetaj: “Në aspektin normal mund ti kishte 7 biznese, por ndërkohë fenomeni i kalimit të nipteve është evasion dhe fenomen i strukturuar”.

Gjobitja e biznesit i cili kryen transaksione me një biznes pasiv ishin dy pika të kontestuara gjatë diskutimit në parim të këtij ligji.

“Kur kryhen transaksione me një tatim pagues pasiv kur vetë është aktive gjobitet me gjobë administrative, po drejtoria tatimore në këtë rradhe cfarë bën?”

Ahmetaj: “Lista e pasivëve të updateohet çdo ditë, imagjino sa mirë do jetë kur të kemi sistemin e fiskalizimit online në kohë reale”.

Sa i përket Ligjit për akcizat ai parashikon parimisht rritje për cigaret, shtimin e duhanit me ngrohje në mallrat me akcizë dhe heqjen nga kjo listë të fishekzjarreve dhe llampave./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono