Ahmetaj: “Në 2018 rritja ekonomike më shumë se 4 përqind”


18:58 | 06/12/2017

Për herë të parë pas 3 dekadash, papunësia pritet të ulet në nivel një shifror. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve për Informalitetin.

Gjatë mbledhjes së rradhës së Këshillit të Investimeve për Informalitetin, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se për herë të parë pas 30 vitesh do të përmbushet një sfidë e kahershme.

“Ne mendojmë që nëpërmjet reformave dhe zhvillimit ekonomik, papunësia do të zbresë për herë të parë pas 30 vitesh, e matur realisht diku më mirë, diku akoma më mirë, diku jo mirë në të kaluarën do të zbresë në nivele njëshifrore”.

Ambicie dhe optimizëm ministri Ahmetaj shfaqi edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike gjatë vitit të ardhshëm.

“Sigurisht më duhet të theksoj që rritja ekonomike është tashmë e konsoliduar dhe e përshpejtuar. Në vitin 2018 ne parashikojmë një rritje në nivele deri në 4.2 përqind rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Konsumi privat dhe investimet vazhdojnë të jenë në rritje të qëndrueshme, tre përqind viti 2016 me kontibute 80 përqind në rritjen ekonomike konsumi total privat dhe 2.3 këtë vit me një kontribut më shumë se gjysma në rritjen ekonomike”.

E duke ribërë bilancin e punës, Ahmetaj ritheksoi se në 4 vite, qeveria ka hapur dhe formalizuar 260 mijë vende pune. Më pas ministri u ndal te lufta anti-informalitet duke e cilësuar si betejë të përditshme./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono