Ahmetaj: Fatura për ish-të përndjekurit shkon deri në 2 miliardë dollarë

13:15 | 11/09/2018

Ne komisionin parlamentar të ekonomisë u diskutuan disa ndryshime që priten t’i behen ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Ministri Arben Ahmetaj bëri të ditura shumat e paguara për këtë kategori deri më tani dhe sesa pritet të paguhet në vitet ne vazhdim për 11 mijë dosjet e ish-të përndjekurve.

 

 

250 mln dollarë është fatura që kanë paguar të gjitha qeveritë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurëve politikë. Një tjetër faturë i duhet të shlyejnë brezat e sotëm.

“Do tw paguajmë dhe të paktën 500 mln dollarë të tjera brezat që vijnë do paguajnë 500 milionë vetëm për këtë kategori për trashëgimtarët e trashëgimtarëve, për vuajtjen e një brezi të kaluar”.

Çdo shqiptar në moshë madhore do të paguajë paguajnë 1.5 deri në 2 miliardë lekë nga taksat e veta në vitet e ardhshme, për të korrigjuar çdo gjë që ka ndodhur nga viti 1945deri në vitin 1989.

Në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave Ministri Arben Ahmetaj sqaroi se ndryshimet në ligj parashikonjnë që me këstin e nëntë do të shlyhen përfundimisht 262 trashëgimtarët parësore .

Në këndvështimin personal kryetari të komisionit Erjon Brace por edhe atë të ministrit Arben Ahmetaj nuk ka kuptim ajo cka parashikon ligji që dëmshpërblim të përfitojnë edhe fëmijët e motrave apo vëllezërve të ish-të dënuarit politik.

Braçe: Në gjykimin tuaj ju duket normale që dëmshpërblimi të arrijë deri te fëmija dhe fëmijët e fëmijëve, të vëllezërve dhe motrave të atij që është përndjekur dhe ka bërë burg politik?

Ahmetaj: Paratë e buxhetit janë të lidhura me ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti, ndërsa nëse duam të shtojmë radhët për arsye politike trashëgimtar pas trashëgimtari në këndvështrimin tim personal duhet të kishim një trajtim më të kujdesshëm me trashëgimtarët. Në këtë vend po të tentojmë të hapim politika dëmshpërblyese si këto, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projektligjin për ish-të përndjekurit nga i cili do të përfitojnë rreth 1200 dosje parësore dhe jo parësore.

/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono