Ahmetaj: Buxhet me fytyrë sociale, kush fiton më shumë paguan më shumë

08:59 | 04/12/2018

Ministri i Financave Arben Ahmetaj hedh poshtë akuzat e opozitës për buxhetin dhe paketën fiskale 2019. Sipas tij, shumë tregues i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.

Akuzave të Lulzim Bashës se qeveria ka hartuar një buxhet që grabit shqiptarët dhe pasuron oligarkët, ministri i Financave iu përgjigj me shifra teksa bëri një krahasim mes skemës që aplikon qeveria për tatimin e pagave dhe asaj që propozon opozita.

“Është materializuar paguan me shumë kush fiton më shumë. Me taksën 9% duan t’u ngarkojnë shqiptarëve 75 milionë dollarë që do t’ua hiqnin oligarkeve, filozofia jonë kush fiton më shumëe paguan më shumë”.

Pas renditi sektorët ku vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave, Ahmetaj njoftoi  rritjen e pragut për pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë lekë dhe masa te tjera  që sipas tij i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.

“5 mijë lekë për pensionistet, rimbursim për barnat”.

Si ndërhyrje kurajoze në paketën fiskale me efekt të drejtëpërdrejt në ekonominë e venmdit ministri i Financave përmendi zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore.

“Bujqësia sot nuk paguan me asnjë taksë, TVSH zero për nënkotraktorët e fasoneve”.

I pyetur për taksën e qarkullimit Ahmetaj e bëri të qartë se ajo nuk do të preket. Kreu i Financave u ktheu përgjigje edhe akuzave për investimet sipas formulës së Partneritetit Publik Privat.

“Çfarë do bëjmë me PPP? Do bëjmë Rrugën e Arbrit. Ne bëjmë PPP në favor të konektivitetit”.

Ahmetaj tha se investimet publike në buxhetin e 2019 janë mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke përmendur si vepra të rëndësishme rrugën Kardhiq-Delvinë, linjën hekurudhore Tiranë –Durrës apo zgjerimin e Unazës së Madhe. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono