Ahmataj: Gjithmonë krijojnë një tullumbace rreth nesh, Hasani golashënues!

12:11 | 22/11/201912:110

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka folur para sfidës kundër Skënderbeut në fundjavë. Tekniku i bardhebluve pranoi se kjo ndeshje është shumë e vështirë dhe te Tirana ka ende probleme. Mes të tjerave, Ahamtaj tha: “Është e vërtetë që kjo pauzë na ka shërbyer shumë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Jam i shqetësuar se para çdo ndeshje te Tirana krijohet një tullumbace, sikur ne i futëm një shuplakë të rinjve dhe do të bëjmë namin me Skënderbeun.

Ne nuk jemi në këtë situatë, shumë futbollistë nuk janë stërvitur për shkak të dëmtimeve dhe grumbullimeve me kombëtaret. Ne jemi stërvitur me një grup që do të japë maksimumin në çdo ndeshje. E sigurt është që çdo lojtarë që do të futet në fushën e lojës, do të japë maksimumin. Kemi pasur disa dëmtime, ca futbollistë po bëjnë analizat e fundit.

SULMI – “Dunga dhe Ngoo do të kenë një kontroll mjekësor. Ata janë stërvitur maksimalisht, por shqetësimet e tyre kanë qenë evidente. Janë trehuar tamam profesionistë. Ne duhet të zgjedhim alternativa të tjera në sulm, që të mos jemi të varur nga një lojtar”.

OBJEKTIVI – “Në asnjë ndeshje nuk futemi për të barazuar, por për të fituar. Ky është objektivi ynë”.

MUNGESAT – “Nuk ka justifikime për rezultatet, i mbaj unë përgjegjësitë. Futbollistët jo. Duhet t’i heqim nga kjo përgjegjësi që të mos rrisim presionin ndaj tyre”.

PROBLEMET – “Çdo skuadër ka nevojë për përmirësim, i cili vjen me orë pune dhe jo me fjalë. Kjo gjë duhet të vijë me punë dhe po ta shikoni, po punojmë shumë fort. Hasani ka bërë shumë mirë kur ka luajtur në sulm dhe është një golashënues në kampionatin shqiptar. Ai mund të na ndihmojë shumë në këtë aspekt”, përfundoi Ahmataj. / abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono