Ahmataj: Kemi disa probleme në organizim, shiu na ka penalizuar!

20:19 | 08/11/201920:190

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli pas ndeshjes 0-0 ndaj Vllaznisë. Në fjalën e tij, tekniku bardheblu analizoi sfidën, momentin që po kalon Tirana dhe disa probleme në organizimin e lojës. Në fjalën e tij për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Ahmataj tha:

NDESHJA – “Është e vërtetë që në momente të caktuar, skuadra nuk funksionoi. E ndjejnë presionin e rezultatit dhe kjo e nxjerr skuadrën nga ato që ne kemi punuar. Po e vuajmë në ndeshjet brenda. Edhe pse nuk kishim tifozë, kishin presion. Presioni do të rritet edhe më shumë kur të kemi tifozë. Duhet të punojmë për këtë gjë, në të kundërt, po mundohemi kot. Kam unë detyrën të rregulloj këtë gjë, që t’i bëj lojtarët që të japin atë që duhet”.

OBJEKTIVAT – “Tirana ka të njëjta pretendime. Edhe në fazën e parë, u mblodhën 15 pikë. Në këtë fazë, në 3 ndeshje janë mbledhur 5 pikë. Duhet të marrim sa më shumë tre pikësha dhe të ndërtojmë lojën më mirë. Nuk kemi pësuar gola, kemi pësuar vetëm një gol në tre ndeshje, edhe ai me devijim. Kjo gjë është pozitive”.

ZËVENDËSIMET – “Është e vërtetë që ne duhet të rregullonim diçka. Është një dilemë që e kisha unë, pasi lojtarët kanë luajtur dy ndeshje radhazi dhe kanë ngarkesë fizike dhe psikologjike. Këtë ndeshje, patëm vështirësi në organizimin e lojës. Çelhakës nuk i vendos asnjë përgjegjësi, pasi unë duhet ta kisha parashikuar. Ne u kthyem me tre mbrojtës dhe Ismajgeci doli jashtë, pasi donim tre qendërmbrojtës. Osmani është i shpejtë, Imami është shumë pozicional. Ekuilibrin duhet ta kishim rregulluar më përpara, por në kaq pak ditë, është e vështirë. E kam aktivizuar Dokën në krahun e majtë për t’u futur brenda në qendër dhe të shërbente për sulmuesit”.

QARKULLIMI – “Kishim problem qarkullimin e topit. Duhet të spostoheshim në zona ku krijonim superioritet numerik. Lojtarët kishin shumë pak ditë për të krijuar atë që ne kërkojmë. Duhet më shumë punë që të rregullojmë këtë problem.

GODITJET STANDARTE – “Në këto ditë që ka pasur shi, goditjet standarte kanë qenë të pamundura për t’u stërvitur. Ne i kemi përdorur vetëm duke i parë nëpër video, por është shumë e vështirë që të praktikohet në fushë. Shiu nuk na ka lejuar të përgatisim goditjet standarte. Shiu ka qenë i vazhdueshëm dhe e kemi pasur të vështirë, pasi nuk duam të ftohim lojtarët”, përfundoi Ahmataj./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono