Agron Duka: Pse do të protestoj më 16 Shkurt

20:26 | 12/02/2019

Opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe më 16 Shkurt në kryeqytet. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Provokacija deklaroi se do të jetë padyshim në protestë. Ai renditi edhe disa arsye pse do të protestojë.

“Pa dyshim që do jem atje. Kudo që kam pasur rastin në media e kam thënë këtë sepse kam arsye që të jem. Për gjendjen ekonomike, për problematikat si qytetarë shqiptarë sepse jemi në vazhdën e atyre protestave të kohëve të fundit, filluar nga Kukësi, studentët për naftën, bujqësinë e kështu me radhë”, tha Duka.

Ai përjashtoi çdo bashkëpunim të mundshëm për aq kohë sa çështjet që PAA përfaqëson nuk merren parasysh nga qeveria. Duka theksoi në “Provokacija” se kryeministri nuk është pro dialogut.

“Deri në atë moment, kur mendojmë që punët për atë çështje që përfaqësojmë nuk ecin ashtu siç duhet, natyrisht që e përjashtojmë. Dhe e përshëndesim kur ka iniciativa të mira siç është rasti i heqjes së TVSH-së për imputet bujqësore, e cila ka efekt direkt për bujqësinë, por nga ana tjetër bëjnë një gabim që zerojnë efektin pozitiv të kësaj duke kompensuar fermerët nga 20 në 6%.

Është një skemë e tillë, kur grumbulluesi duhet t’ia faturojë ose fermerëve ose konsumatorëve. Në këtë moment ai pozitivitet që sjell heqja e imputeve zerohet nga negativiteti që sjell kjo masë, për të cilën ne kemi bërë vazhdimisht takime. I kemi dërguar dhe një letër kryeministrit, bile duhet të them në studion tënde që nuk është ndonjë tip që dialogon shumë.

Thuhet pse duhet të ngrihemi në protesta, pse duhet ta ngrejmë me forcë, ja pra ne e kemi provu ta ngrejmë dhe me dialog. Kemi bërë takim me fermerët, me biznesin, me grupet e interesit, i kemi dërguar shkresë kryeministrit, zv/kryeministrit dhe ministrave të linjës dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Duka./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono