Agimi i Artë shpërthen me tone raciste: Asnjë bisedim me shqiptarët

22:59 | 10/05/201822:590

Agimi i Artë në Greqi ka shpërthyer me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në një seancë të komisionit për çështjet me jashtë, ku do të votohej memorandumi shqiptaro-grek për integrimin e vendit tonë në BE.

Në parlamentin grek është diskutuar të enjten miratimi i memorandumit të bashkëpunimit mes ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, për përshpejtimin e procedurave të integrimit të vendit tonë në BE.

Në seancën e mbajtur nga Komisioni për çështjet e jashtme memorandumi mori vota pro nga partitë Syriza, Anel dhe Potami, ndërsa partitë e tjera, mes të cilave PASOK dhe Demokracia e Re, abstenuan. Por nga ana tjetër ra në sy qëndrimi kundër i deputetit të Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, i cili u mëshoi toneve raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Deputeti ekstremist kritikoi ashpër edhe këngëtaren greke me origjinë shqiptare që merr pjesë në festivalin Eurovizion, si dhe futbollistët shqiptarë që luajnë në Greqi, të cilët sipas tij, sapo sigurojnë të ardhura veshin bluza me simbolet e UÇK-së dhe Shqipërisë së Madhe.

“Le të rrijnë aty ku janë, njësoj si dikur kur nuk ishin askush dhe nuk kishin këpucë në këmbë. Nuk duhet të ketë asnjë bisedim me shqiptarët dhe asnjë negociatë pa marrë fund më parë politika anti-greke në Shqipëri. Agimi i Artë kërkon vendosjen e vetos për të ndaluar çdo diskutim me qeverinë e Edi Ramës për integrimin në BE”, ka thënë Kasidiaris./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono