Agim Doçi për festivalin në RTSH: Vera Grabocka bëri autogol

21:28 | 07/01/202021:280

“Vera Grabocka bëri autogol”.  Kështu u shpreh në “Provokacija”, autori i teksteve të këngëve, Agim Doçi.

Sipas Doçit është e pakuptushme se si mund të merret në festival juria e huaj dhe të konkurojnë ata që nuk kanë pasaportë shqiptare.

Njerëz të cilët kanë një aftësi të çuditshme për të bërë festivale dhe show si zonja Vera Grabocka, kësaj here kanë bërë autogol. Autogoli konsiston në faktin se ky është festivali i muzikës kombëtare shqiptare dhe nuk e kam kuptuar si mund të merret me juri të huaj dhe si mund të konkurojnë të huja që nuk kanë pasaportë shqiptare. Asnjë nga juritë e Eurosong nuk bëjnë votimr të blerave të këngës, por bën viktime globanike”, shprehet Doçi.

Më tej shkrimtari thekson se një ndër këngët më të arrira që kanë marrë pjesë në Eurovision është “Dua të bëhem imazhi yt” nga Anjeza Shahini.

“Ishte e drejtë kryetari i Eurosong në 2005 kur tha se Shqipëria e vogël ka sjelle një këngëtare të madhe. “Dua të bëhem imazhi yt” në shqip . Anjeza e këndoi në anglisht për me mbledhë vota dhe shkëlqeu”, thotë ai.

Më tej Doçi ndalet sërish tek festivali, ku thekson se për të nuk ishte i tillë, por show luksoz.

Nuk ishte festival ia, ishte një show mjaft i mirë luksoz. Si punon Grabocka në shoë rrallë regjisorë punn, respekt për këtë. Por kur e humb ndeshjen në autogola nuk bëhem tifoz. Si ka mundësi që në festivalin e 58-të një komision enigmatik përfaqësuesn e vitit që shkoi në Izrael, Eriona Rushitit nuk i pranojnë këngën, pra u skualifikua në festvalin e 58-të. Nuk jam dakord që të flasim kur nuk janë këtu. Thirre këtu ti Grabockën, thirre edhe Alketa Vejsiun, se thanë që ishte Vejsiu show. Dakord jam, ajo është shumë e zonja, është brilante. Kantauatorët dhe kompozitorët e mëdhenj nuk kanë marrë pjesë asnjë”, thotë Doçi./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono