Afganistan, 48 të vdekur në dy atentate

22:48 | 17/09/201922:480

Dy sulme vetëvrasëse të ndodhura të martën në Afganistan u kanë marrë jetën të paktën 48 personave dhe kanë plagosur disa dhjetëra të tjerë. Sipas mediave ndërkombëtare, një nga shpërthimet u verifikua në provincën Parvan, në veri të Kabulit, në një miting politik ku do të fliste edhe presidenti Ashraf Gani.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në afërsi të ambasadës amerikane në qendër të kryeqytetit afgan. Në dy shpërthimet u verifikuan përkatësisht 26 dhe 22 viktima. Atentatet u morën përsipër nga guerrilasit talebanë përmes një komunikate për shtyp.

“I kishim paralajmëruar qytetarët që të mos merrnin pjesë në tubime politike. Tani, nëse ata vuajnë është faji i tyre”, thuhet në deklaratë.

Grupi i rebelëve ka vijuar fushatën e atentateve edhe pse në të njëjtën kohë është i përfshirë në bisedimet për paqen. Megjithatë, më herët gjatë muajit presidenti amerikan Donald Trump i shpalli negociatat me ta “të vdekura”.

Nga ana e tyre, rebelët refuzojnë të ulen në bisedime me qeverinë afgane dhe kanë paralajmëruar se do të pengojnë zgjedhjet presidenciale që mbahen më 28 Shtator./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono