Aeroporti i Kukësit drejt dhënies me konçension/ Qeveria i jep bonusin “Kastrati”

20:59 | 11/07/2018

Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar bonusi për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion. Sipas vendimit të publikuar në faqen e Kryeministrisë, thuhet se qeveria ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Në vendimin e së mërkurës të Këshillit të ministrave u vendos që qeveria t’i japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pa kërkuar. Aeroporti i Kukësit nuk është vënë në funksionim që prej vitit 2006  kur përfundoi ndërtimi i tij.





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono