Adnor Shameti: Ndryshimet në Kodin Penal i përgjigjen zhvillimeve ekonomiko-shoqërore

18:14 | 10/05/201918:140

Deputeti i PS Adnor Shameti ka qenë i ftuar në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi. Shameti ka folur për ndryshimet që do të ketë Kodi Penal për vepra të ndryshme, kryesisht në veprat penale të dhunës ndaj personave apo subjekteve të ndryshme. Gjithashtu në Kodin Penal, do të shtohen edhe vepra të reja, një prej të cilave është dhe çështja e sigurisë ushqimore.

Sipas Shametit në Kodin Penal do të ketë disa blloqe veprash që do të ndërhyhet, siç janë çështjet e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e kafshëve dhe mbrojtjen nga to, ndërkohë që për disa vepra të tjera do të ketë ashpërsime.

Juli Xhokaxhi e ka pyetur deputetin e PS, në lidhje me mbledhjen e sotme në Partinë Socialiste, ku në fokus kanë qenë diskutimet për kandidatët që pritet të garojnë për zgjedhjet vendore. Shameti ka thënë se është një proces rutinë që ndodh në PS.

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, është proces rutinë në PS. Nesër nga mesdita do kemi dhe rezultatet konkrete, që janë marrë nga diskutimet në lidhje me kandidaturat për krye-bashkiakë, kështu që do ta bëjmë me dije në momentin e duhur”, tha ai.

Juli Xhokaxhi: Ps është duke u marre seriozisht me zgjedhjet, ndërkohë që opozita thotë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, si e komentoni?

Ky qëndrim i PS është institucional, janë detyrime që rrjedhin nga Kushtetua. Kjo datë është përcaktuar nga Presidenti i Republikës, kjo histori është e mbyllur. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Qëndrimi i opozitës është vendim i tyre ashtu siç ishte dhe djegia e mandatave”, theksoi Shameti.

Juli Xhokaxhi: Paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet, ndërmerret një hap për ndryshime në kodin penal, pse në këtë moment?

Ndryshimet janë reflektime të situatës së fundit. Jemi njohur me dhunë ndaj subjekteve të ndryshme. Të gjitha këto kanë bërë të nevojshme ndryshimet në kodin penal, për ti riparë apo ashpërsuar dispozitat e tij. Pra ndryshimet në Kodin Penal duhet ti përgjigjen zhvillimeve ekonomiko-shoqërore në vend”, deklaroi deputeti i PS.

Juli Xhokaxhi: Po në implementimin e tyre, si do të veprohet?

Së pari duhet ta kalojmë si paketë. Nuk është pjesë e Kodit Penal kriminalizimi i këtyre veprave që sapo folëm, deri tani kanë qenë vetëm si masë administrative. Më pas do të shohim implementimin”.

Juli Xhokaxhi: Një ndryshim tjetër i Kodit Penal është dhe ndëshkimi për ata që bllokojnë rrugën? Është masë e qëllimtë?

“Bllokimi i rrugëve nuk cenon veprimtarinë e qeverisë por krijon problematikë te njerëzit, qytetarët që kanë halle dhe kanë punët e tyre. Dhuna në çdo rast nuk do të tolerohet. Organet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën në çdo rast”.

Juli Xhokaxhi: Nesër kemi protestë, keni ndonjë koment?

E shoh si takim me historinë. Dhuna nuk do të tolerohet. Nuk ka dënime fikse apo mënyra fikse për vuajtjen e dënimit, ka marzhe të caktuara në varësi të shkeljes së ligjit. Duke qenë se koha është në limite për afatin përfundimtar të regjistrimit të kandidatëve në KQZ i bëj thirrje opozitës për ti lënë mënjanë retorikat. Përgjegjësia penale është personale dhe ndaj bëj thirrje që persona të caktuar të mos bëhen kurban për të tjerët”, theksoi Shameti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono