ADN-ja identike shpëton nga dënimi binjakët shqiptarë

19:45 | 25/01/201919:450

Dy hajdutë shqiptarë janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane, e cila nuk është në gjendje t’i dënojë ata për vjedhjet e shumta. Shkak për këtë dështim të autoriteteve të vendit fqinj është bërë fakti se vëllezërit Trushi, përveç se binjakë në pamje kanë edhe një ADN identike.

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane. Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve. Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm. Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë. Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira. Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre. Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono