Admir Murataj përdorte 13 identitete të ndryshme në Shqipëri e Greqi

15:27 | 10/04/2019

Policia shqiptare dhe ajo greke e kishin të vështirë, madje të deri diku të pamundur të binin në gjurmët e Admir Muratajt, pasi i ndjeri ishte gjithmonë një hap para tyre. Në të dy shtetet, 46-vjeçari përdorte 13 emra të ndryshëm, ndërsa për më shumë se 6 vite ka qënduar në arrati, nga ku planifikonte edhe grabitjet e bujshme. Ndjekim një profil të tij.

Emir i Admir Murataj ose i njohur ndyrshe me identitetin e dytë Admir Nikaj ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri dhe Greqi si i dyshuar për shumë grabitje bankash të niveli të dytë dhe autoblinda me para që trasportoheshin drejt aeroporitit të Rinasit .

46-vjeçari që humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit më policinë, banonte Prezë të Tiranës, ndërsa origjina e familjes së tij ishte Çeremi i Tropojës.

Murataj kërkohej edhe nga drejtësia greke, si i arratisur nga burgu i Trikallës 6 vjet më parë, ku ishte dënuar për grabitje armë me pasojë vdekjen.

Admir Murataj në atë kohë mundi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë greke, duke hyrë në territorin shqiptar. Dhe pikërisht në vendin e tij të origjinës, nisi të bëntë atë që kishte lënë përgjysëm në shtetin Helen. Grabitje të njëpasnjëshme u kryen në harkun kohor të viteve 2015-2017 dhe pas tyre sipas prokurorisë së krimeve të rënda qëndronte Admir Murataj ose Admir Nikaj.

Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015, në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë dhe Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë.

Vjedhja e dytë ndodhi më 9 shkurt 2017, ku iu zu pritë një blindi që transportonte para në Rinas. Natyra e krimeve për të cilat ishte dënuar dhe mbi të gjitha metodat e vjedhjes që përdoreshin nga Murataj më pas në grabitje të cilave deri këtë të martë arriti t’u shpëtonte, e kishin bërë atë një individ me rrezikshmëri të lartë.

Pak kilometra më larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit ai u vra të martën, ndërsa në fytyrë mbante një maskë dhe në trup iu gjetën eksploziv dhe granata. Murataj rezultoi i vetmi që nuk ishte arrestuar nga policia, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan në total me 156 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda. /abcnews.al

 

 


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono