Abuzoi me tenderat/ Dënohet me 3 vite burg ish-zv-drejtori i Burgjeve Iljaz Labi


17:32 | 12/07/2018

Tre vite burg, ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iljaz Labin. Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin e Ylber Kalaja dhe 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Elidian Laskaj. Ata akuzohen për abuzime me tenderët e ushqimeve në burgje.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 3 vite burg ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi.

Pas një seance që zgjati afërsisht 5 orë, gjyqtarja Miljana Muçi vendosi që Labi, I akuzuar për korrupsoin të funksionarëve publike, të mos të ketë të drejtë të ushtrojë detyrë publike në 5 vitet e ardhme. Më herët, organi i akuzës kishte kërkuar 5 vite burg për ish nr.2., të burgjeve, pasi ishte gjetur fajtor për abuzimet me tenderat e ushqimeve për të burgosurit.

Por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, vetë prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi që ky dënim të pezullohet. Ndërkohë për biznesmenët e tjerë, të cilët akozohen se kanë përfituar tendera fiktivë nga drejtoria e Burgjeve, trupa gjykuese vendosi, 4 vite burg për Ylber kalaja dhe Shemsi Sinani dhe me tre vite Nexhmi Ballad dhe Elidjan Laskaj.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare të pokurorisë, dëshmia e të penduarit Iljaz Labi hodhi dritë mbi skemën e mashtrim, ku pas hekurave është edhe ish-kreu I burgjeve Artur Zoto. Labi kishte pranuar se ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Zoto. Në një proces të veçuar gjyqësor, gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda e dënoi me 5 vite burg Artur Zoton. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono