Abuzohet seksualisht studentja, policia prangos shqiptarin

20:03 | 16/06/201920:030

“Si një film horror”. Kështu shkruajnë mediat italiane rreth historisë së një studenteje italiane, e cila u abuzua seksualisht për orë të tëra në Firence. Por pas reagimit të menjëhershëm të autoriteteve u bë i mundur arrestimi i një shqiptari, i cili dyshohet se është agresori.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 28 vjeç. Përveçse qëndron në Itali në mënyrë të paligjshme, i riu ka edhe precedentë të tjerë penalë që i rëndojnë mbi shpatulla.

Siç shkruajnë mediat, ai e kishte njohur studenten disa ditë më parë dhe natën e së shtunës e kishte ftuar të kalonin kohën sëbashku. Por kjo e fundit, pasi ishte dehur tha se e gjeti veten me “mikun” e saj në një hotel.

Sipas dëshmisë së saj, i riu shqiptar e rrahu dhe më pas abuzoi seksualisht me të deri në orën 11 të mëngjesit të së shtunës. Ajo është shprehur se në mesditë arriti të shpëtojë dhe shkoi në polici ku denoncoi të riun./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono