Abuzimi me të miturën në Kavajë, Tushi rendit faktorët dhe masat

20:32 | 05/02/2019

Për sociologun Gëzim Tushi janë një sërë faktorësh që ndikojnë prishjen e  sigurisë morale, por të parën ai thekson humbjen e rolit dhe funksionit të familjes në edukimin e fëmijëve.

“Qoftë vajzat e adoleshentët janë në presion të dyfishtë dhe prishja e faktorëve të sigurisë morale. Ne çuditemi kur na ndodhin megjithëse e kemi humbur rolin dhe funksionin në familje, bombardimi i adoleshentëve me filma të pornografise ka ndikim. Aloeshentët e sotëm kanë zhvillime e pjekuri seksuale te hershme rreth 14% e adoleshenteve fillojnë aktivitetin e hershëm seksual. Ideja e shoqërisë së qejfit ka bërë që të bjerë në presion. Media, liberalizimi i seksualitetit, bashkë me formimin e brendshëm bënë që të bien në kurthin e tyre kriminal”.

Sipas Tushi sinstitucioni i parë i edukimit seksual është familja dhe kjo thekson ai ëhstë një nga pikat më të dobëta të shoqërisë sonë.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në krahasim me të kaluarën, ku prindërimi ishte konvservator dhe ndikues në persoanlitetin e fëmijëve, plus nuk ka pasur këtë bobmardim informacioni që u bëhet femijëve sot. Institucioni i parë për ndërtimin e një kulture seksualiteti për të kuptuar duhet ta bëjë familja dhe është institucioni i parë i edukimit seksual dhe është një nga pikat e dobëta. Pritshmëritë janë shumë pak në krahasim me rezultatet” .

I pyetyr pse mungon raporti baba-djalë, Tushi, thotë se baballarët e sotëm në kushtet e ekonomisë së tregut u shmangen përgjegjësive të prindërimit dhe kjo ka kosto të mëdha në shoqëri.

“Baballarët e sotëm jetojnë në një kohë të eknomisë së tregut dhe e humbasin, shmangie e përgjegjësive të prindërimit që do na japë kosto të mëdha. Përveç rastit të Kavajës është çështje publike. Çfarë duhet të bëjmë për të orientuar shëndetshëm adoleshentët e sotëm. Është një temë e përgjithshme. Sot nuk ka ekuilibër te adoleshentët e sotëm se çfarë po bën nga ana seksuale dhe kjo vjen nga edukimi. Kjo është pklagë e madhe e shoqërisë”.

Për Tushin çëlësi i artë është ndërgjegjësimi që prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve për trupin dhe seksin e tyre.

“Ne së pari duhet t’i mësojmë fëmijët si të mbrohen dhe të kenë vetëqëndresë. Prindërit duhet të mësojnë fëmijetë të kuptojnë rreziqet. Dhe së dyti të forcojmë institucionet e sigurisë morale të cilat janë copëtuar nuk ka impakt të medias, shoqërisë civile që duhet të ndikojnë në formimin seksual.

Të marrim masa që të reduktohen këto fenomene. Çelësi i artë është ndërgjegjësimi për trupin dhe seksin e tyre. Trupi është privat”.

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono