Abuzimi i të miturës në Kavajë/ Tandili: Familja suporti më i madh

21:06 | 05/02/2019

Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Fëmijës Alma Tandili Lleshaj thekson si hapin e parë më të rëndësishëm për tejkalimin e kësaj situate mbështetjen e familjes së vajzës së abuzuar në Kavajë, e cila sipas saj ka mbajtur një qëndrim qytetar, ndërsa theksoi se vajza aktualisht ka mbrojtje të struktuar me ekspertë.

“Nuk është e lehtë për çdo prind por ajo që di me siguri është e rëndësishme mbrojtja e fëmijës dhe familja ka mbajtur një qëndrim prej qytetari dhe është suport i vazhdueshëm i vajzës. Ka bashkëpunuar dhe po kërkon asistencë për të marrë në mbrojtje vajzë. Vajza ka mbrojtje të struktuar, ne kemi parësor shëndetin e vajzës”.

Duke e vlërësuar kritike situatën Tandili tha se agjencia që ajo drejton ka ngritur strukturat në nivel ekspertësh për të menaxhuar situatën dhe balancuar gjendjen alarmante.

“Menjëherë pasi agjencia ngriti grupin e punës, ka ngritur strukturat për të menaxhuar situatën, është kritike, për herë të parë është që ne të mësohemi të punojmë në nivel ekspertësh, të cilët janë të specializuar dhe për të balancuar të gjithë gjendjen alarmante në bashkinë e Kavajës. Interesi më i lartë për agjencinë është mbrotja e fëmijës, duke punuar ngushtësisht me familjen dhe institucionin ku të miturit janë aktualisht. Për ne është e rëndësishme të kthehet normaliteti për të vazhduar secili jetën e tij”.

Ajo thotë agjencia është marrë më shumë me mbrojtjen, ndërsa grupi i punës ka nisur sot me klasën ku ndodhi ngjarja, ku po diskutohet me grupe të veçanta  për ta sqaruar këtë situatë dhe do vazhdohet pandërprerë, duke punuar edhe me prindërit.

“Është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme për të ngritur grupin e punës. Sot kemi nisur me klasën ku ka ndodhur ngjarja, po diskutohet në grupe të veçanta për ta sqaruar këtë situatë, do vazhdohet pandërprerë, paralelisht do punojmë me prindërit. Nuk është e lehtë situata, na shokoi të gjithëve. Është përtej, mureve dhe kërkon nivel ekspertize.

Situata është  rënduar, por ne kërkojmë ta qetësojmë. Po presim verifikimin e prokurorisë për të zbardhur detajet sesi ka nisur dhe ka përfunduar ngjarja. Agjencia është marrë më shumë me mbrojtjen”.

E pyetur nëse vajza do ketë jetë normale, Tandili shprehet besimplotë se nëse të gjitha strukturat në bashkëpunim me familjen dhe shoqërinë ofrojnë mbështetje situata mund të kapërcehet, por kjo sipas saj kërkon kohë dhe durim.

“Absolutisht po. Kur shoqëria dhe agjencia e strukturat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, bashkëpunimi i familjes, e kapur në kohë situata, rehabilitimi kërkon kohën e vet, është i gjatë, kërkon durim, kohë, mbështetje, por kapërcehet nëse ka optimizëm dhe i kemi të gjitha mundësitë e mundshme t’i kthejmë vajzës jetën normale. Hapi i parë është të ndërgjegjëosh familjen për të suportuar vazjën. Ekspertët na japim vlerësimet e duhura, do ezaurojmë të gjitha mundësinë mjafton që familja të suportojë vajzën”.

Por si kalohet kjo periudhë?

“Është bashkëpunimi i familjes, ajo është vendimtare në procesin e saj. E imagjinoni të kishte familjen kundra, ajo ndaj kishte heshtur. 1 në 5 fëmijë në Europë abuzohet seksualisht, prandaj janë çështje delikate që duhen diskutuar me kujdes, ky është hapi i parë që vajza ka marrë një terapi shumë të fortë.

Është një punë që ka filluar dhe kërkon kohën e vet. Unë jam besimplotë që nëse punojmë të gjithë bashkë kmë këtë ritëm. Është mesazh shumë i fortë, kërkoj angazhimin e strukturave psikosocial të forta, sensibilizimi i qytetarëve për t’u gjendur pranë e mos gjykuar askënd”

E pyetur 7 djemtë që ndodhen në institutin e të miturve në Kavajë, Tandili shprehet se ata tashmë e kanë kuptuar që kanë kryer një vepër penale, pasi deri në ato momente e kanë nisur si një lojë pa emocion dhe në mënyrë mekanike. Këtu ajo thekson se duhet të punohet jo vetëm me viktimën, por edhe me abuzuesit.

“Janë 7 djem që ndodhen ne institucionin e të miturve në Kavajë? Aty ka shërbim të specializuar, ata dinë që kanë kryer një vepër penale. Ka mungesë informacioni te të miturit kur kanë mësuar edukatën seksuale nuk është trajtuar si e paligjshme, krim apo vepër penale. 

Të rinjtë sot e nisin si lojë pa emocion në mënyrë mekanike pa e patur parasysh pasojën që do kenë më vonë . Ne sot jemi përballë një fakti, një vepre penale. Ne duhet të punojmë shumë fort me viktimën dhe abuzuesit. Një pjesë e tyre nuke kanë ditur se çfarë vepre kanë kryer si një lojë mekanike, shantazh pa emocion, nuk i dinin pasojat”.

Agjencia kërkoi edhe prindërit e fëmijëve që të jenë në grupin e punës se janë pjesë e ngjarjes. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono