Abuzimet me tenderat, ndryshon masa e sigurisë për dy zyrtarë

13:03 | 08/02/201913:030

Gjykata e Tiranës liroi nga burgu dy nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të arrestuar të hënën për abuzim me pesë procedura tenderuese. Masa e sigurisë “arrest në burg” caktuar në mungesë për ta u zbut në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Tiranës liroi nga qelitë e paraburgimit dy prej zyrtarëve të Ministrisë të Drejtësisë të akuzuar për abuzime në pesë procedura tenderimi në vitet 2016-2017 në vlerën e gati 445 milionë lekëve. Masa e sigurisë “arrest në burg” e dhënë në mungesë për drejtorin ekonomik, Aurel Lamçe dhe specialisti i IT, Arlind Alikaj u ndryshua në masën “arrest shtëpie”.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, të dyshuarit dyshuarit nuk kanë shfaqur pretendime në lidhje me akuzën. Përmes avokatit, ata kanë kërkuar zbutje të masës, duke iu referuar statusit të tyre social, faktit se kanë fëmijë të mitur, mungesën e rrezikshmërisë shoqërore apo të rrezikut të ikjes, si edhe pamundësi për të dëmtuar provat. Lamçe dhe Alikaj akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Ata po hetohen bashkë me 10 persona të tjerë për abuzime në procedurat tenderuese mirëmbajtjen e sistemit të përmbarimit, sistemin e monitorimit me kamera të burgut Lezhës dhe Fushë-Krujës, mirëmbajtjen e sistemit elektronik të gjykatave administrative, përmirësimi i regjistrit noterial dhe sistemit të mbikëqyrjes elektronike.

Hetimi ndaj tyre nisi pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave pas gjetjeve të një raport inspektimi financiar tek Drejtësia. Të shtunën gjykata pritet të verifikojë masën “arrest shtëpie” dhënë në mungesë për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, si edhe për tetë persona të tjerë për të cilët është caktuar masa detyrim për paraqitje. Për llogari të të njëjtit hetim, prokuroria po verifikon edhe veprimet, si edhe pritet të marrë në pyetje tre ish-ministrat e Drejtësisë, Ylli Manjani, Petrit Vasili e Gazment Bardhi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono