Abuzim me tenderat, 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë në pranga

08:13 | 06/02/201908:130

Katër zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë vënë në pranga, të dyshuar për abuzimet me disa tendera në vitet 2016-2017. Shkeljet e kryera, sipas prokurorisë kanë pasur edhe një dëm të madh financiar në buxhetin e shtetit.

Pas një hetimi më shumë se 6-mujor, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndalimin  e katër zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me tenderat. Në pranga përfundoi ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha; drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave, lidhur me procedurat e disa tenderave në atë institucion gjatë periudhës 2016-2017.

Disa nga sistemet, si kamera sigurie, për burgun e Lezhës dhe Fushë-Krujës si edhe mirëmbajtja e rrjetit elektronik të çështjeve të përmbarimit nuk janë funksionale, thotë prokuroria e Tiranës.

Gjithashtu, ajo që u konsiderua edhe si një skandal në vitin 2017 në Ministrinë e Drejtësisë ka qenë edhe tenderi i  mbikqyrjes elektronike në fushën penale. Organi i akuzës pohon se në hetim janë 12 persona, të cilët dyshohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera”.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.

Do të jetë Gjykata e Tiranës, e cila do të vendosë nëse ish- funksionarët e ndaluar të qëndrojnë në burg apo në ndonjë masë sigurie më të lehtë deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë shkeljet e evidentuara nga prokuroria kanë shkaktuar pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono