Abilekaj: Organizatat e huaja duhet ti japin ultimatum Ramës

22:56 | 13/12/201922:560

I ftuar në studion e ABC News me Endri Xhafon ishte gazetari Enton Abilekaj. Abilekaj ndau opinionin e tij në lidhje me polemikat e shumta që ka shkaktuar ligjin anti-shpifje insiativë për të cilën është marrë nga qeveria.

I ashpër ka qenë ditën e sotme në qëndrimin e tij gazetari Abilekajn gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues të medias.

Për Enton Abilekaj, këto projekt ligje janë absurde dhe se  mediat ndodhen aktualisht  në momentin më të vështirë që prej kohës kur në Shqipëri u vendos pluralizimi politikë. Ai tha se organizatat e huaja mes të cilave dhe OSBE, duhet të jenë jo vetëm deklarative por të marrin pozicionim më të fortë kundër dy ligjeve, si ai për komunikimet elektronike dhe ai për Mediat audiovizive.

“Organizatat kryesisht, bashkimi evropian, këshilli i Europës dhe OSBE duhet të jenë ultimativë në kërkesën e tyre drejtuar kryeministrit dhe qeverisë për të ndalur këtë ligj abuziv. Ata kanë dalë kundër dhe kanë thënë që kjo që po bëhet nuk është brenda normave të Bashkimit Europian. Jemi në kushtet e mohimit të lirisë së shprehjes, kjo është ajo që do të kërkohet në datën 19 dhjetor. Pra do të ndalohet liria e shprehjes, nuk do ndalohen mediat dhe portalet. Do ketë të drejtë AMA që në çdo media që ekziston në Shqipëri të heqë kronikën të marrë gjobë ose të vendosë shiritin. Zbatuesi i urdhrave të AMA është një njeri shumë iu afërt i Ramës”, tha Abilekaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono